Eni Koçi pas një mungese të shkurtër në muzikë, tashmë është gati të lancojë këngën e saj më të re, por këtë rradhë ajo vjen me një bashkëpunim me këngëtarin Genc Prelvukaj. Sipas një postimi në instagramin e Gencit, kënga do të publikohet të premtem, por ajo që të bën përshtypje është titulli i saj. Kënga titullohet “Shi bie në Tiranë”, i njëjtë me një këngë që Elsa Lila ka kënduar para 17 viteve. Nuk dihet nëse është një ripunim i këngës së Elsës apo diçka krejt ndryshe kështu që na ngelet të presim deri nesër.

- SPONSOR -