Siç është bërë me dije edhe më herët, Ermal Meta do të jetë i ftuari i natës së parë të Fest’ 57. Artisti ka mbërritur mbrëmë në Tiranë ndërsa sot është mbajtur konferenca për shtyp. Meta u shpreh i nderuar dhe i emocionuar që do të jetë në skenën e Festivalit të Këngës si i ftuar. “Kur m’u bë ftesa nuk thashë ‘po’ menjëherë, jo sepse nuk doja por nuk e dija a isha në gjendje të provoja një emocion të tillë.” – u shpreh Meta gjatë konferencës. “Pastaj mendova që është nder i madh për mua. Kur jam larguar para 24 vjetësh nuk e mendoja që do isha i ftuar në festival.” I pyetur se sa e njeh muzikën shqiptare, Ermali tha: “Kur isha në Shqipëri ndiqja më shume muzikë klasike ndikuar dhe nga mamaja ime. Ndërsa muzika pop mori një formë më të theksuar në Itali. Nuk e kam ndjekur shumë muzikën shqiptare. Vetem disa kam mundur të shoh. Për shembull Eugent Bushpepa në Eurovision na la me gojë hapur.” Ermal Meta do të këndojë dy nga këngët e tij më të njohura si dhe surpriza.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -