Duke u Ngarkuar...

Quhet Ester Brahollari. Edhe pse është ende e vogël, i ka idetë e qarta për të ardhmen e saj. I pëlqen avokatia, mësuesia, baleti, edhe profesioni i mamasë së saj, ofiecere e policisë gjyqësore… Por këtë herë nuk do t’i ngjajë së ëmës. Dëshiron të bëhet pediatre, që të shërojë fëmijët e vendit të saj. Si të gjitha vajzat, i pëlqen ngjyra ngjyra rozë. Në këtë rrëfim, Ester sillet si të ishte e rritur, përgjigjet e saj kanë peshë, dhe mulliri.al uron që ëndrrat t’i bëhen realitet. Për më tepër ndiqni intervistën e vogëlushes, Ester…

Na trego pak për dëshirat e tua… Pasionet dhe ëndrrat që të ndjekin çdo ditë, dhe ato që do t’i realizosh me çdo kusht?

Dëshirat e mia janë të shumta… Dëshiroj të jem një avokate. Dua të jem një mësuese…

Ke dëshirë ti ngjash mamit nga ana profesionit apo ke bindjet e tua?

Unë kam bindjet e mia në lidhje me deshirat dhe pasionet në të ardhmen! Profesioni i mamit tim është shumë i bukur, por shumë i vështirë prandaj edhe unë nuk dua të bëhem ofiere e Poliisë Gjyqësore sepse duhet sakrificë e madhe të jesh një oficere e zonja dhe një mami e përkushtuar në familje! Mami im e realizon me sukses dhe përkushtim çdo detyre që i ngarkohet nga Policia! Mami im është një bashkëshorte dhe nënë ideale për familjen tonë!

Profesionini i së ardhmes cili është?

Dëshira dhe ëndrra që më ndjekin çdo ditë është të bëhem një doktoreshë pediatre , që të shëroj fëmijët nga mikrobet dhe sëmundjet edhe pse mami im është një oficere policie që mbron njerëzit nga elementet keqberes! Nesër kur të dal në jetë, dua të punoj dhe të shëroj të gjithë fëmijët e vendit tim!

A janë dakord prindërit e tu me zgjedhjen tënde?

Prindërit e mi janë prindërit më të mirë në botë sepse janë dakord dhe më lënë të lirë në zgjedhjet e mia!

Të pëlqen të lexosh? Cili është libri yt i preferuar?

Pasion tjetër kam edhe leximin! Ndër gjithë librat që kam lexuar, më shumë më ka pëlqyer libri me titull “A di të fërshëllesh Johana?”, me autor Ulf Stark. Mesazhi që jepet te ky liber është se, “Dashuria e gjyshit dhe e gjyshes për nipërit dhe mbesat është e pakufijshme dhe se edhe ne, brezi i ri duhet t’i duam dhe respektojmë më të vjetrit dhe sidomos gjyshërit!

Nga personazhet e filmave vizatimor, kë pëlqen dhe a do doje t’i ngjaje?

Nga personazhet e filmave vizatimor më pëlqen Blumi te filmi me titull “Ëinx” sepse dua t’i ngjaj Blumit pasi ajo ndihmon shoqet e saj kur ndodhen në rrezik për jetën.

Muzika dhe kërcimi janë pasione që të shoqërojnë?

Pasione të tjera që më shoqërojnë janë muzika dhe kërcimi! Ëndrra ime në sirtar është të jem një balerinë e talentuar si idhulli im Riselda Sejdia!

Nga 1-10, sa nxënëse e mirë je?

Unë jam nxënëse e mire me dhjeta. Pra nga 1-10, përgjigjja është 10.

- SPONSOR -