Si çdo vit në San Jose,Kaliforni mbahet konferenca e përvitshme e zhvillimeve të FacebookF8. Pas një viti të vështirë për kompaninë dhe pas disa skandalesh që i ulën të ardhurat, kompania ka vendosur që të sjell risi në aplikacionet e Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenge. Ja për çfarë bëhet fjalë :

Instagram gjithmonë e më shumë po përmirëson ‘Stories’ që arrijnë mbi 500 milionë përdorues ditor dhe tani me përditësimin e ri ju mund të mblidhni fonde për bamirësi.

- SPONSOR -Smiley face

“Admiruesi Sekret” është një risi e Facebook përmes të cilës ju mund të zgjidhni 9 miq që keni fiksim dhe nëse ndonjë prej tyre ju zgjedh gjithashtu, ju do të merrni një njoftim. Nëse dashuria juaj është e pakërkuar, personi tjetër nuk do ta zbulojë kurrë.

Instagram po fsheh numrin e pëlqimeve nga ndjekësit në një testim për të parë nëse do ndiheni më pak të tmerruar dhe për t’i kushtuar më tepër vëmendje përmbajtjes sesa numrit të pëlqimeve. Kjo risi e “pëlqimeve private” do të nisë në Kanada tek disa përdorues gjatë kësaj jave.

Pamja e re e Facebook është më e mira që prej lançimit të rrjetit social në Shkurt të 2004-s. Versioni i ri është prezantuar sot në SHBA dhe në javët në vazhdim për gjithë pjesën tjetër të globit. Versioni mobile i Facebook është gjithmonë i përditësuar çdo javë dhe ka kaluar në disa faza ndryshimesh, si në sistemet iOS dhe Android, ndërsa për desktop gjatë disa muajve do të ketë vazhdimisht teste për ta bërë më modern, të thjeshtë dhe të ngjashëm me aplikacionin.

Messenger tani do ta gjeni edhe si një program për kompjuterat Windows dhe Mac, por në bisedat mes miqve në grup tani në kohë reale mund të shikoni edhe video, apo të dëgjoni këngën tuaj të preferuar.

“Privatësia na jep ne lirinë për të qenë vetvetja… kështu që nuk është surprizuese që mënyra më e shpejtë për të komunikuar online është përmes grupeve të vogla, kjo është arsyeja pse unë besoj që e ardhmja është private. E di që shumë njerëz nuk janë të sigurtë se ne e kemi seriozisht, e di edhe që nuk kemi reputacionin më të mirë në privatësi tani”, tregon Zuckerberg.

- SPONSOR -Smiley face