Facebook ka mbyllur 5.4 miliardë adresa të rreme këtë vit. Vetëm këtë vit gjiganti i medieve sociale Facebook ka mbyllur 5.4 miliardë adresa të rreme në platformën e saj. Por Facebook tha se kanë mbetur edhe miliona të tjera për të mbyllur. Ndërsa në vitin e kaluar, 2018, u mbyllën afërsisht 3.3 miliardë llogari të rreme. Përparimet në teknologji kanë lejuar Facebook të kapë shumë llogari false në momentin kur krijohen.

Të dhënat u publikuan nga rrjeti social në raportin e fundit të transparencës së gjigantit teknologjik për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga faqja e tij. Facebook gjithashtu hoqi 11.4 milion postime që përmbanin gjuhë urrejtje dhe 11.6 milion postime që shfrytëzojnë fëmijët vetëm në tre muajt e fundit. Ekspertët, analistët dhe rojtarët në internet po përgatiten për një cunami me përmbajtje false në mediat sociale pasi zgjedhjet presidenciale amerikane po afrojnë.

- SPONSOR -Smiley face