Në 3-mujorin e parë të vitit 2018, Facebook njofton se ka fshirë nga rrjeti social mbi 1.9 milionë postime, që kanë pasur lidhje me ISIS-in dhe Al Qaedën. Ky aksion i kompanisë vjen si pjesë e një fushate për të parandaluar terrorizmin në rrjetet sociale.

Kjo shifër është gati dyfish me atë të 3-mujorit paraardhës, ndërsa vetë Facebook njofton se pjesa më e madhe janë fshirë, ndërsa shumë të tjerë janë paralajmëruar për përmbajtjen e postimeve të tyre.
Gjithashtu, në kuadër të skandalit me të dhënat e përdoruesve, Facebook ka rritur edhe sigurinë e llogarive, ndërsa ka bërë edhe një përkufizim konkret të asaj që rrjeti social më i madh në botë e quan terrorizëm.
“Çfarëdo lloj organizate joqeveritare që merret me akte dhune të paramenduara kundër personave apo pronës për të frikësuar popullsinë, një qeveri apo një organizatë ndërkombëtare me qëllim që të arrijë një objektiv politik, fetar apo ideologjik”, thuhet në deklaratën e firmosur nga Monika Bickert, zëvendëspresidente e menaxhimit të politikave globale të Facebook dhe nga Brian Fishman, shef i politikave kundër terrorizmit.

- SPONSOR -