Facebook ka menduar që t’i bëjë përdoruesve të tij një dhuratë me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Tashmë, rrjetit më të madh të komunikimit do i shtohet një opsion i ri i quajtur “Snooze”. Ky buton do të jetë i vendosur në këndin e djathtë të çdo postimi të bërë nga miqtë tanë dhe duke klikuar sipër tij ku opsion të jep mundësinë që personit të caktuar të mos i shohësh asnjë postim deri në 30 ditë pa qenë nevoja për ta fshirë nga shokët apo për ta bërë block. Përditësimet kanë nisur të aplikohen tashmë për përdoruesit në kontinentin Amerikan.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -