Albumi i ri i Mac Miller po vjen një vit pas ndarjes së tij nga jeta. Familja e tij është shprehur se një producent i mirënjohur është arsyeja kryesore pse ky album do të dalë në treg. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Mac ditën e mërkurë është bërë i ditur dhe lajmi për albumin e ri i cili do të publikohet më datë 17 janar, dy ditë para 28 vjetorit të tij nëse do të ishte ende mes nesh. Projekti titullohet “Circles” i cili është vazhdimi i albumit të parë “ Swimming”, me idenë që së bashku plotësohen dhe bejnë “Swimming in Circles”, sipas prindërve të tij.

Ata i japin meritë të madhe producentit Jon Brion i cili ka dhënë një kontribut të madh në perfundimin e albumit dhe ka bashkëpunuar në disa këngë të mëparshme me Mac. Dhe pse familjarëve u dhemb në zemër fakti që Mac nuk është me ata, mendojnë se publikimi i albumit është ajo çfarë Mac do donte.

- SPONSOR -Smiley face