Rrjetet sociale kanë shumë të mira por kanë dhe të keqen se çdo njeri ka aksesin që të futet dhe të vjellë vrer tek kushdo pa ditur të vërtetën apo çfarë qëndron pas një fotoje. Kështu ka ndodhur me reperin me origjinë shqiptare GASHI që është akuzuar nga fansat e tij për pedofili. Reperi postoi një foto me një vajzë të veshur me uniformë shkolle, me një tatuazh në pjesën e pasme të këmbëve që lexonte “shpirt i lirë” dhe që dukej e vogël në moshë. Menjëherë ishte një fans që komentoi se vajza dukej nën moshë, dhe ky koment nuk u prit aspak mirë nga reperi që i ka kthyer përgjigjen e duhur:
“Në këtë video supozohej të aktronim sikur ishim në një shkollë private me uniforma. Më vjen keq nëse duket në një mënyrë tjetër, por në fund të ditës, unë nuk bëj gjëra të tilla”-replikoi reperi duke treguar të vërtetën dhe duke i dhënë fund thashethemeve nga fansat e tjerë.

View this post on Instagram

Video shoot in Colombia 🌴

A post shared by GASHi (@gashi) on

- SPONSOR -