Problemet për Ariana Grande nuk kanë të sosur dhe sa mbyllet një hapet një tjetër. Këtë herë këngëtarja 26 vjeçare është habitur nga veprimi i një fansi jashtë arenës ku po këndonte ajo. Një burrë u shfaq me një pankartë jashtë arenës, kundër komunitetit LGBTQ , në pankartë ishte shkruar “Krenari”, të cilës i kishte bërë një X dhe me anë të një mikrofoni shpërndante mesazhe urrejtjeje kundër këtij komuniteti.

Dhe sigurisht që nuk mungoi as reagimi i këngëtares që e ka mbështetur shpesh herë komunitetin LGBTQ dhe u shpreh se është shume e trishtuar. “Jam shumë e trishtuar po aspak e befasuar nga kjo. Më vjen shumë keq që fansat e mi duhet ta përjetonin këtë. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme që kjo të mos ndodhë më. Jam shumë krenare që nuk keni reaguar më dhunë. Nuk ja vlen! Protestuesit i uroj paqe dhe zemër të shëruar.”-shkroi ajo në rrjetet sociale.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -