Aktorja e njohur hollivudiane Jennifer Lawrence i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me Cooke Maroney që merret me galeritë e artit. Jennifer dhe Cooke u fejuan në një ceremoni shumë private fejese në New York . Çifti i njohur i Hollivudit u fotografuan bashkë teksa shkonin në festë të veshur shumë bukur dhe plot sharm dhe elegancë.  Maroney kishte veshur një kostum blu me kravatë gri dhe këmishë të bardhë ndërsa sytë na ngelën tek fustani përallor i bukuroshes 28 vjeçare. Jennifer kishte zgjedhur një fustan ngjyrë pjeshke të firmës L.Wells dhe fustanin kishte zgjedhur ta kombinonte me këpucë Casadei, me çantë Roger Viver dhe bizhuteritë Leighton.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -