Për një koreografe si dr.Riselda Sejdija detajet janë shumë të rëndësishme dhe këtë ajo na i vërtetoi më së miri me dekorimet dhe krijimet unike për festat e fundvitit. Me anën e disa story-ve në Instagram ajo ka treguar dekorimet në shtëpinë e saj luksoze.

Duke u Ngarkuar...

 

Koreografja e njohur ka zgjedhur që këtë vit të zgjedhë një pemë  ndryshe nga ato që kemi parë dhe të ndjekë trendet më të fundit. Pema gold është në modë këtë vit dhe dr.Riselda zgjodhi që të jetë e para në Shqipëri që zgjedh një pemë gold. Por jo vetëm pema por edhe dekori i saj është shumë i veçantë.

Koreografja ka zgjedhur që poshtë pemës të vendosë lulet karakteristike të Krishtlindjeve dhe në anën tjetër një statujë tepër të veçantë të një engjëlli. Sigurisht nuk mungojnë as dhuratat e vendosura në një shportë të dekoruar shumë bukur.

Dekorimet në shtëpinë e Riseldës na sollën një frymë pozitiviteti ndërsa ne i japim notën 10 koreografes për dekorimet ! Po ju ndjekës të Mulliri.Al si mendoni ?

- SPONSOR -