Ishte kënga “Psikopatja Jote” kënga që u vlerësua si kënga më e bukur në “Këngën Magjike” dhe zuri vendin e tretë në natën finale. Po pas këtij suksesi sigurisht që Fifi nuk do të ndalej. Pas këtij bashkëpunimi tepër të suksesshëm që arriti të merrte çmimin e publikut, Ffi ka rrëfyer për emisionin “SevenBizz” se po përgatitet për të tjera bashkëpunime.
Njëri prej tyre është me këngëtaren e njohur të muzikës popullore Remzie Osmani.
“Kam një super këngë që mendoj ta nxjerr para verës me Remzie Osmanin, por duetin e dytë nuk e tregoj” – u shpreh Fifi.
- SPONSOR -