Të gjitha automjetet e miratuara nga Bashkimin Evropian nga data 31 mars 2018 do të pajisen me një pajisje shpëtimi që automatikisht mer numrin e emergjencës. Një risi që mund të shpëtojë mijëra jetë çdo vit.

Duke u Ngarkuar...

Më 31 mars 2018, fillon zyrtarisht epoka e Call. Të gjitha makinat e reja të sapo miratuara duhet të pajisen me pajisjen që lejon thirrjen automatike emergjente në rast të aksidenteve rrugore.

Si funksionon

Sistemi eCall shfrytëzon një pajisje të instaluar në të gjitha mjetet. Kur zbulon një përplasje ose një ngadalësim të rëndë të shkaktuar nga një aksident, pajisja automatikisht e thërret numrin e mergjencë. Për momentin kjo risi vlen për makinat e bashkimit Europian dhe numri i emergjencës i përbashkët për 28 vendet e BE-së është 112.

Sistemi i lejon shpëtuesit të njohin jo vetëm pozicionin e automjetit, por edhe disa informacione rreth karakteristikave të tij (modeli dhe llojin e furnizimit) dhe numri i njerëzve në bord.

Të dhëna të çmuara për të lejuar organizimin e ndërhyrjeve të asistencës. Impulsi mund të aktivizohet gjithashtu me dorë duke shtypur një buton të veçantë me pult.

- SPONSOR -