Prestigjozia “Forbes” ka vendosur që ti kushtojë një artikull të gjatë dhe kopertinën e revistës reperit të njohur Kanye West. “Perandoria e këpucëve të Kanye është një ndërmarrje miliarda dollarëshe”, shkruan Forbes duke zbuluar dhe fitimet e reperit. Sipas revistës të ardhurat nga linja e këpucëve Yeezy arritën nivelin më të lartë prej 1.5 miliardë dollarë në vitin 2018 dhe të ardhurat e Kanye West në 12 muajt e fundit arritën 150 milion dollarë. Vetë reperi e përshkruan linjën e tij të atleteve si “Lamborghini i këpucëve” referuara shumave të pashëmbullta që ai ka fituar gjatë këtyre viteve. Historia e tij është një histori suksesi dhe shëmbull për të gjithë pasi nga borxhet e pafundme dhe që për pak sa nuk e falimentuan ai fitoi miliona dollarë duke shlyer borxhet dhe duke u bërë reperi më i pasur.

- SPONSOR -