Ish-bashkëshorti i këngëtares Mariah Carey, Nick Cannon është shprehur gjatë një interviste se nuk ka qenë tradhtia arsyeja se përse ata janë ndarë. Ndonëse ai është shprehur se  nuk arrin dot të qëndrojë në një lidhje vetëm me një grua, sërish gjatë martesës së tyre ka qenë besnik.

“Unë asnjëherë nuk do mundem të rri vetëm me një grua. E provova në martesë, i qëndrova shumë besnik. Arsyeja e ndarjes tonë nuk kishte të bënte fare me tradhtinë, thjesht kishte ardhur fundi. Dhashë më të mirën e vetes, sepse edhe para se të martohesha me të, nuk besoja në martesë, por ajo  ishte Mariah Carey. Çfarëdo që ajo thoshte, unë isha dakord, nëse donte të shkonim në hënë, do shkonim. Nëse do ishte dikush që unë mund të martohesha përsëri, do ishte vetëm Mariah Carey”, -theksoi 38-vjeçari. Carey dhe Cannon u ndanë në vitin 2014, ndërkohë aktualisht këngëtarja është në një histori dashurie me producentin Bryan Tanaka.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face