Disa ditë më parë përmes një njoftimi u bë e ditur se modelja e njohur Valentina Sampaio u bë pjesë e markës Victoria’s Secret duke u bërë modelja e parë transgjinore në këtë kompani. Modelja ka lindur e seksit mashkull por në moshën 8 vjeçare u përcaktua nga psikologët si transgjinore. Ardhja e Valentina Sampaio në kompaninë e njohur nuk u prit aspak mirë pasi pati shumë kritika dhe shefi i marketingut në kompani dha dorëheqjen. Kritikat më të shumta ishin për faktin se shfaqja e Victoria’s Secret është një fantazi dhe nuk duhen përfshirë modelet transgjinore. Por modelja nuk i mori fare për bazë kritikat dhe ka një reagim për gjithë ata që e gjykuan.

“Kjo përfaqëson një fitore për shoqërinë, jo vetëm për komunitetin e transgjinorëve, por për të gjithë ata që janë ende të papërfaqësuar në fushën e modës.Po jetojmë një moment të veçantë, një evolucion dhe e gjithë kjo është shumë pozitive. Markat më në fund po kuptojnë rëndësinë e diversitetit.  Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua, po për komunitetin tim dhe më tej ”, është shprehur modelja për revistën “Elle”.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face