Në komunën Allauch në Francë gjendet një hotel ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim zakonisht, sepse dhomat tij ngjajnë me flluska sapuni të mëdha dhe gjinden në zemër të një pylli disa kilometra larg Marsejës.

Duke u Ngarkuar...

Hoteli Attrap Reves(“gjuhetari i ëndrrave”), ose siç e quan dizajneri tij, “Bubble Tree”, ofron një mundësi të rrallë për të qenë në kontakt me natyrën. Kur bie nata do të gjindeni përballë një spektakli të mrekullueshëm yjesh.

I përshtatet më së shumti karaktereve aventurierë, të cilëve u pëlqen të kalojnë natën duke parë yjet. Një natë brenda “flluskave” kushton rreth 100 euro dhe në to gjindet edhe një teleskop.

Që nga hapja e tij në vitin 2010, ky hotel i çuditshëm ka pasur shumë sukses.

- SPONSOR -