Eni Çonani sot nëpërmjet Instagramit të saj na ka bërë të ditur se këtë ditë feste, në festën  e 1 Majit ka dashur ta kaloj në një mënyrë tepër unike .Eni nuk është vetëm në këtë nisëm, bashkë me të është edhe Flori Mumajesi. Të dy sëbashku po kalojnë një ditë të bukur në praninë e familjeve të varfëra. Eni Çobani ka bërë tre postime në profilin e saj Instagram për të na dhënë këtë lajm por edhe për të sensibilizuar më shumë njerëzit të cilët kanë mundësi të bëjnë një xhest të tillë.

Duke u Ngarkuar...

Flori ka qenë i pranishëm dhe sigurisht ka ndihmuar njësoj , por  ai ndryshe nga Eni deri tani nuk ka ndarë asnjë foto me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Eni krahas fotove është shprehur se ; “Varfëria  nuk ka buke po ka zemer te madhe,nuk ka rroba dhe kepuce per te veshur por kane sy plot shprese dhe miresi te madhe.Hapni syte miqte e mi nuk i kemi larg keta njerez i keni afer por harrojme qe jemi njerez te gjithe njelloj qe vijme njesoj ne kete bote por fati nuk i qesh te gjitheve.Ju garantoj qe kjo familje me mesoi se cfare eshte te mos hash por te dish te duash dhe ne varferi”, përfundon Eni Çobani.

 

- SPONSOR -