“Stefanel” ishte eventi i të premtes mbrëma, I cili mblodhi bashkë të gjithë ata që janë të kujdesshëm ndaj detajeve dhe kanë shije të hollë. Tashmë siç është bërë traditë, edhe këtë vit “Stefanel” krijoi në ambjentet e dyqanit të pozicionuar në bllok një atmosferë festive, për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Ky ishte edhe një rast shumë i mirë për tu njohur me koleksionin më të ri, që pa modesti duhet thënë se tërhoqi vëmendjen e të ftuarëve të cilët nuk nguruan të bënin edhe blerje. I menduar për të qenë një event class, organizatorët kishin kuruar çdo detaj. Mulliri.al ju sjell foto EKSKLUZIVE nga nata e mbrëmshme (këtu vendos linkun e lajmit të parë), disa detaje nga kokteili i organizuar, por edhe “vogëlsira” të menduara me kujdes, por që surprizuan të ftuarit. Sushi ishte ushqim i përzgjedhur, shoqëruar me shanpanjë, verë, ose pije të tjera sipas dëshirës. Sigurisht, organizatorët ishin kujdesur edhe për ambientin e butikut, me ngjyra të ngrohta dhe një atmosferë festive. Për më shumë, ‘flasin’ vetë fotot…

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -