Kapiteni i kombëtres angleze Harry Kane dhe e fejuara e tij Katie Goodland u bënë prindër për herë të dytë. Çifti njoftoi njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se kishte ardhur në jetë vogëlueshja e tyre të cilën e pagëzuan me emrin Vivienne Jane.

Duke u Ngarkuar...

Ata publikuan një foto ku shfaqeshin me të porsalindurën, krahas së cilës zbuluan se Katie e kishte sjellë vajzën në jetë falë lindjes në ujë.

“Vivienne Jane Kane. Kaq shumë krenare për Katie që pati eksperiencën më të bukur të lindjes në ujë, pa asnjë dhimbje” – shkruante krahas fotos kapiteni i Anglisë.

- SPONSOR -