Gaforrja

Nuk  do të jetë i mjaftueshëm disponimi i qëllimshëm për të krijuar atmosferën e duhur për të jetuar një ditë të bukur me të dashurin/ën tuaj. Beqarët do të duhet të përpiqen për të marrë pak kohë për tu argëtuar, ngjarje të papritura po vijnë. Sot do të jetë një ditë shumë e ngarkuar për ju, por edhe e mbushur me surpriza të bukura. Jupiteri mbështet planet tuaja!

Duke u Ngarkuar...

Gaforret janë më të keqkuptuarit nga të gjitha shenjat e zodiakut. Në një moment jeni më të mirët, kur behet fjalë për ndihmën që ua ofroni të tjerëve, ndërsa në momentin tjetër jeni apatik dhe nuk u intereson asgjë për të tjerët. Shkaku i gjithe këtyre ndryshimeve qëndron në lëvizjen e hënës. Nga jashtë dukeni se jeni më agresiv se të tjerët, mirëpo në brendi jeni shumë të thyeshëm. Nëse ndonjë person arrin t’u njohe si duhet, do ta keni shok për jetë. Jeni të paparashikueshëm, të thyeshëm dhe me plot komplekse, prandaj edhe keni nevojë për përkrahje emocionale. Jeni shume besnik dhe në çdo kohë jeni të gatshëm tu vini ne ndihmei të tjerëve. Po ashtu posedoni mundësi që me durim të dëgjoni për problemet e të tjerëve dhe t’i ndihmoni. Mirëpo ju ndjenjat dhe problemet tuaja i mbani në vete. Gaforret dëshirojnë të posedojnë. Dëshironi edhe të merreni me të kaluarën, sepse aty në një mënyrë e gjeni pushimin shpirtëror. Të hollat nuk i harxhoni me se koti. Shumë herë u duket se të tjerët nuk u kushtojnë vëmendje sa duhet, prandaj edhe dëshproheni. Ajo shpejt kalon, kur të kuptoni se shkaku qëndron tek ju, sepse keni gjykuar në mënyrë të gabuar.

- SPONSOR -