Motra e vogël e këngëtarit të njohur britanik që ka qënë pjesë e grupit “One Direction” Louis Tomlinson, është gjetur e vdekur mesnatën e ditës së sotme . Felicie Tomlinson nuk ishte një emër i panjohur pasi në Londër ajo ishe një modele dhe social media influencer me më shumë se 1.3 milionë ndjekës në Instagram. Ajo u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër dhe mendohet se vdekja e saj ka erdhur si pasojë e një ataku kardiak. Burime për E!News thanë se policia kishte marrë lajmërimin se një vajzë 18 vjeçare ishte gjetur e vdekur në apartamentin e saj dhe shkak mendohej se ishte arresti kardiak. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa këngëtari britanik Louis Tomlinson është nisur drejt Londrës.

View this post on Instagram

Family ❤️

A post shared by Félicité Tomlinson (@felicitegrace) on

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -