Caitlyn Jenner sapo bëri gafën që me siguri i kushtoi shumë. Babai i Kylie Jenner nuk ishte në festën luksoze të ditëlindjes të Kylie dhe janë dy mundësitë, e para që nuk ka qënë e ftuar dhe e dyta që s’ka dashur të shkojë. Një gjë është e sigurt që nuk harroi ta urojë vajzën, por bëri një super gafë. Caitlyn uroi Kylie për ditëlindjen me një foto të Kendall kur ishte e vogël. “Jeta ishte shumë e thjeshtë atëherë, por jeta është kaq e mirë sot. Gëzuar ditëlindjen vajza ime e vogël @kyliejenner”!, shkroi ajo. Menjëherë fansat vunë re se në fakt në foton që ai kishte postuar ishte Kendall dhe jo Kylie dhe kaq donin që të bëhej objekt talljeje. Caitlyn e kuptoi gabimin që kishte bërë, e fshiu shpejt foton dhe publikoi një foto të saj me dy vajzat, me një urim të thjeshtë:“Gëzuar ditëlindjen @kyliejenner”.

- SPONSOR -Smiley face