Një vendim shumë i rëndësishëm është marrë në shkollat e Nju Jorkut, të cilat do të ofrojnë mësim në disa gjuhë të ndryshme për gjithë ata që jetojnë në SHBA. Nga dje, në mënyrë zyrtare është njoftuar se pjesë e listës së gjuhëve në programin mësimor është tashmë edhe gjuha shqipe.

Duke u Ngarkuar...

Mediat e huaja raportojnë se janë 60,000 banorë shqiptarë që jetojnë në Nju Jork, më shumë se në çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të bërë në vitin 2015.

Më shumë se gjysma banojnë në New York City, në lagjet Bronx, Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

PS 105 në Morris Park do të jetë shtëpia e programit të parë të dyfishtë mësimor shqiptaro-amerikan.

Këshilltari i Bronksit Mark Gjonaj, tha se është krenar që ka punuar për vendosjen e programit të ri.

- SPONSOR -