Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, zonja Lindita Nikolla , bashkë me ministrin turk të Arsimit, morën pjesë në një ceremoni me rastin e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollën fillore të mesme “Alija Izetbegoviç” në Turqi.

Yilmaz theksoi se Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike dhe vëllazërore. Sipas tij, edhe pse dy vendet nuk kanë kufi të përbashkët, lidhjet e forta historike bëjnë që dy vendet të ndihen si dy vende të përkushtuara për njëra tjetrën.

Duke u Ngarkuar...

“Informacioni është pasuria më e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndajmë informacionin mes dy vendeve. Kemi të kaluar të fuqishme. Duhet ta forcojmë më tej bashkëpunimin”, u shpreh Nikolla. Nga ana tjetër mësohet se ministrja Lindita Nikolla teksa ka shprehur  falënderime për mundësinë e dhënë për mësin dhe kulturën e gjuhës shqipe, ka shtuar se bashkëpunimi duhet forcuar edhe më tej.

- SPONSOR -