Klaudia Pepa është prima balerina që i tregoi botës se çfarë do të thotë të jesh e aftë dhe të çash karrierën me këllqet e tua e vetme nëpër botë…Nuk  është aspak e lehtë në fakt të arrish me forcat e tua  dhe me ndershmëri   majat e suksesit dhe një karrierë të mirfilltë artistike, aq më tepër kur bëhet fjalë për botën e egër të artit . E emëruar tashmë me një  famë ndërkombëtare Pepa arrin majat e suksesit të saj.

Duke u Ngarkuar...

Klaudia në llogarinë e Instagramit të saj na ka zbuluar nëpërmjet fotove se tashmë do të jetë bashkëprezantuese çdo të shtunë në orën 14:00 në emisionin më të ri në kanalin “Sky Italia”(canale 908).

Prima  balerina e kontaktuar nga mulliri.al , na bëri të ditur se emisioni “Top the Top” i kushtohet talenteve për këngëtarët e rinj. Pepa u shpreh për mulliri.al se ky emision çdo të shtunë në orën 14:00 do të ketë ndërkohë edhe të ftuar special të cilët do të jenë  personalitete të mëdhenj të muzikës Italiane si: Katia Ricciarelli, Mieta ,Ivana Spagna, Grazia di Michele, Mariella Nava, Maestro Giuseppe Vessicchio.

Nuk na mbetet të themi gjë tjetër sepse kjo arritje e Klaudia Pepës flet vet, thjesht duam ta shikojmë Klaudian lart e më lart dhe të krenohemi me të çdo ditë e më shumë. Shumë urime nga mulliri.al Grande Klaudia Pepa.

- SPONSOR -