Në fillim të kësaj jave Hailey Baldwin u pa duke fërkuar barkun me dorë gjatë një vizite në Miami dhe të gjithë dyshuan se ajo është shtatzënë. Megjithatë Hailey nuk ka lejuar që thashethemet të përhapen më tepër, pasi ka vendosur të përgjigjet publikisht. “Interneti është gallatë. Jo, nuk jam shtatzënë, thjesht e dashuroj shumë ushqimin”, ka shkruar Hailey në një postim në ‘Instastory’. Pavarësisht se modelja nuk është shtatzënë, Justin Bieber ka treguar se ai mendon që shumë shpejt ata të bëhen prindër. Këngëtari është shprehur shpesh se dëshiron shumë të bëhet baba, por nuk e ka me nxitim, pasi do që Hailey të jetë plotësisht gati. Ndërsa Hailey Baldwin në një intervistë të dhënë vitin e kaluar për “Vogue Arabia” ka treguar se ajo i pëlqen shumë fëmijët e vegjël dhe se po pret me padurim ditën që do të bëhet nënë. 

- SPONSOR -Smiley face