Këngët e dedikuara lidhjes së saj të përfunduar me Justin Bieber duket se kanë hapur një sagë mes Selena Gomez dhe bashkëshortes së Bieber, Hailey Baldwin. Këtë herë mediat e huaja kanë aluduar se postimi më i fundit në Instagram i Haileyt i drejtohet pikërisht këngëtares. Në postim shkruhet: “Ti shpreson që unë të rrëzohem ndërsa unë po lutem që ti të çohesh në këmbë. Nuk jemi njësoj”. Ndonëse mediat e huaja aludojnë për një ‘luftë të heshtur’ mes tyre as Selena dhe as Hailey nuk e kanë ‘sulmuar’ drejtpërdrejtë njëra-tjetrën. Në shtator të këtij vitit Bieber dhe Balwdin kanë realizuar një ceremoni të dytë martesore, e cila ishte mjaft private.

- SPONSOR -Smiley face