Pasi e shtynë ditën e dasmës disa herë, Justin dhe Hailey Bieber më 30 shtator i thanë “Po” njëri-tjetrit. Ceremonia madhështore  e zhvilluar në Karolinën e Jugut ishte shumë intime dhe pati një kosto marramendëse prej më shumë se 500.000 dollarësh. Hailey dhe Justin u kujdesën që çdo gjë të ishte private dhe ia dolën. Pamjet e qarta të dasmës u publikuan vetëm kur i hodhi çifti dhe gjithçka na la pa fjalë. Hailey kishte veshur një fustan të bardhë, të ngushtë që e tregonte shumë elegante dhe Justin sigurisht i ishte përshtatur më së miri. Por, nga dasma nuk kishim parë një nga momentet më emocionuese dhe Hailey sapo e publikoi. Bëhet fjalë për hyrjen e Hailey-t me të atin në kishë dhe të gjithë sytë janë mbi të. I ati i modeles duket i emocionuar, teksa shoqëron të bijën drejt Justin Bieber-it dhe salla është e përqendruar vetëm tek nusja.

- SPONSOR -Smiley face