Halsey konfirmoi lidhjen e saj të re me aktorin e “American Horror Story” Evan Peters teksa ishte e ftuar në “The Ellen Show”. Nuk kaloi shumë kohë dhe tani të gjithë mendojnë se këngëtarja e hitit “Graveyard” është shtatzënë. Të gjithë aludimet nisën pasi Evans u fotografua duke përkëdhelur barkun e 25-vjeçares që në foto dukej disi i fryrë.

Në rrjetin social Twitter fansat nisën të flisnin për shtatzëninë e papritur të Halsey saqë kjo e fundit u detyrua të reagonte duke dhënë përgjigjen epike. “A është djalë? A është vajzë? Është një petull” -shkroi ajo në postimin e parë që vijoi nga një tjetër. “Vazhdoj të mos jem shtatzënë. Vazhdoj të jem alergjike ndaj glutenit. Vazhdoj që pëlqej petullat” -tha Halsey duke nënkuptuar që asyeja përse barku i saj dukej i fryrë ishte për shkak se kishte ngrënë petulla edhe pse është alergjike ndaj glutenit që i bën dëm.

- SPONSOR -Smiley face