Hana Noka, një emër aspak i panjohur për publikun e gjerë shqiptar por tashme dhe të huaj. Ajo është një ndër femrat më të bukura shqiptare ku deri më tani ka ngjitur shkallët e karrierës së saj si modele në pasarelat më të famshme në botë. Gjithnjë themi kur bukuria dhe zgjuarsia bëhen bashkë ka vetem një emër ‘ perfeksion’ , dhe ky është rasti më i vërtetë e konkret ku me krenari kjo vajzë me një klas dhe sharm të lindur por mbi gjitha e zgjuar e cila përfaqëson kaq denjësisht Shqipërinë kudo ajo merr pjesë nëpër eventet më të mëdha botërore të modes.
Hana, ka studiuar për Gazetari dhe Media Vizuale në Irlandë. Ajo e ka treguar se e do këtë profesion pasi vetem disa ditë më parë ka sjell në treg botimin e saj të parë ” Besa Po” Një libër të cilin ajo e quan një projekt teper ambicioz ku i është dashur kohë dhe vullnet për t’a sjellë ku ka shkëlqyer për penën e saj edhe si shkrimtare.
Libri flet për fakte historike ku përshkruan  historinë e Mbretëreshës Teutë. Hana, tregon se i është dy vite kohë ta përfundojë dhe është tepër e lumtur që mban firmën e saj ku siç shprehet vet ajo: Jam krenare ti tregoj të gjithë botës historinë e bukur të Mbretëreshës Teutë që nga dashuria, heroizmat, intrigat por dhe triumfet. Hana, është mbesa e një prej historianeve të shquar shqiptar Prof. Dr Skender Rizaj. – Gjyshi ka qenë një ndër shtysat kryesore të këtij punimi thotë ajo, por mbi gjitha ndihet kaq e privilegjuar që është e mbesa e tij pasi gjatë jetës Hana ka mësuar dhe zbuluar libra e autorë, e këshillat e një njeriu të zgjuar si gjyshi i saj sigurisht që do ndikonin dhe në formimin e saj.
Ajo flet me kaq dashuri për ” Besa Po” tregon sekretin e femrave të forta edhe atëherë kur i duhet të përballen me frikën, stuhitë e jetës, gjithmonë duhet të dime të ballafaqohemi me dhimbjet e jetës e me kokën lartë të ecim përpara. Hana është një vajzë e thjeshtë dhe tepër me kembë në tokë ku nuk harron se virtytet e vlerat e njeriut janë më të rëndësishmet, vlera këto e cila i ka trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj ku i kanë folur gjithnjë për forcën e gruas.
Të gjithë që duan ta blenë librin e saj ” Besa Po” e gjeni në gjuhën angleze dhe në Platformën më të madhe në botë online ‘Amazon’ dhe në Librarinë e njohur ‘Barnes dhe Noble’.
Hana, ka tri vite e gjysmë që jeton në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ushtron dhe pasionin e saj për modelingun por është dhe pjesë e revistave, eventeve, dhe shumë projekteve të njohura hullivudiane, vetëm dy ditë më parë ishte pjesë e eventit më të madh në botë ” Golden Globes 2019″ Ku bukuria e Hanes nuk mund t’i shpëtonte fotografëve botëror e cila tërheq për klasin dhe finesen e saj.
Hana tregon se mbështetja më e madhe është pikërisht  bashkëshorti i saj Shkumbini e cila flet me dashurinë më të madhe jo vetëm si bashkëshort por dhe miku i saj më i shtrenjtë dhe i dashur.  Ndër të tjera Hana, thotë: Që kurrë nuk ka ndjerë asnjë dallim midis Prishtinës apo Tiranës, edhe pse ajo vetë vjen nga Prishtina dhe ka jetuar në disa vende të ndryshme të botës ndër vite, ajo përgjigjet se fizikisht ne mund të jetojmë në vende të ndryeshme por me shpirt e mendje ka vetëm një vend siç është Shqipëria dhe e ka për nder e krenari të jetë bijë shqiptare. Mesazhi më i vlefshëm që mund të përcillte për gratë është që të dinë të lundrojnë gjatë jetës pa frikë, pasi mes stuhisë do mësoni të lundroni me anije ashtu siç lundronte heroina e librit ” Mbretëresha Teutë”

1. Hana, ti je një ndër modelet më sukseshme shqipetare që emrin tënd ke arritur t’a afirmosh në gjithë Botën me bukurinë dhe zgjuarsinë. Sa i vështirë ka qënë ky rrugëtim për ty? 

Ju falemnderit shumë, po më bëni shumë nder. Çdo rrugëtim është i gjatë, disa mund të thonë edhe i mundimshëm mirëpo kur punon me kënaqësi, vullnet dhe entuziazëm, kur bën atë që don atëherë gjithçka është më e lehtë. Unë jam vetëm në fillimin e rrugëtimit tim mendoj, dhe kam shumë për të bërë dhe arritur. Kam edhe shumë caqe tjera, por të ndalem nuk e kam ndërmend. Punë e përkushtim gjithnjë.

Duke u Ngarkuar...

2. Për të gjithë ato që duan të dinë më shumë për Hanen, si e përshkruan veten? 

Gjithmonë e kam të vështirë të flas për veten, e di se kjo mund t’ju tingëllojë si klishé që e keni dëgjuar shumë herë, por ashtu ndjehem. Mendoj se duhet të jemi të sinqertë, të dashur, të thjeshtë, punëtor dhe të ndershëm dhe të kemi sens të humorit.  Mundohem edhe unë, të jetoj sipas këtyre vlerave. 

3. Keni mbaruar Studimet e Larta për gazetari, ndërkohë e ushtroni profesionin?

Kam mbaruar studimet për gazetari dhe media vizuale nëGriffith College Dublin, Irlandë. Kam shumë respekt dhe dashuri për këto lëmi. Kam punuar në të kaluarën edhe si udhëheqëse emisioni në RTK, edhe si producente , por tani për tani nuk jam duke u marrur me gazetarinë per se, mirëpo mësimet dhe përvojën, sidomos nga aspekti i mediave vizuale i përdori thuajse në çdo aspekt të veprimtarisë time.

4.  Keni sjell në treg botimin tuaj të parë “Besa po” çfarë është ky projekt? – Si lindi ideja për të shkruar një libër kaq me vlerë?

Libri Besa Po është një version i fiksionalizuar i bazuar në fakte historike. Përshkruan historinë e Mbretëreshës Teutë gjatë periudhës 231-227 (P.E.R). Është një roman që u dedikohet më shumë lexuesëve të gjeneratave më të reja, të cilët në të do të gjejnë një rrëfim për dashuri, heroizëm, tradhëti, intriga por mbi të gjitha një rrëfim për triumfin e vullnetit njerëzor përballë sfidave gjigante. Libri është i shkruar në gjuhën angleze dhe më ka marrë afër dy vite për ta përfunduar. Ideja për librin ka lindur ngasr gjithmonë kam qenë e interesuar në tregimet rreth grave të fuqishme në histori. Ndoshta pse jam rritur nga nje nene dhe një gjyshe e fuqishme, nga të cilat kam mësuar shumë, kam mësuar të ballafaqohem me jetën pa frikë, të jem krenare edhe kur jeta sjell dhimbje, të mbaj kokën lart, të mos harroj nga vij dhe kush jam dhe gjithmonë të jam e vetëdijshme se secila femër është super heroinë në vete. Tregimin dhe legjendat rreth Mbretëreshës Teutë i kam dëgjuar së pari nga gjyshi i im, Prof. Dr. Skender Rizaj. Si historian që pas vetë ka mbi 200 libra dhe punime shkencore dhe si personalitet që ka respect të veçantë ndaj gruas, më ka ndihmuar si këshilltari kryesor gjatë rrugëtimit tim disa vjeçar që ta shkruaj librin dhe t’ia tregoj mbarë botës këtë rrëfim të posaçëm e unik.

5. Ku mund ta gjejnë librin dhe në sa gjuhë? 

Siç e thashë edhe më lartë, libri është i shkruar në gjuhën angleze, me plan, besë e shpresë gjithnjë që në të ardhmen a afërt do ta përkthej së pari në gjuhën Shqipe e mëpastaj të shqyrtoj mundësitë ta përkthej edhe në gjuhë tjera. Përndryshe librin mund ta gjeni  në dy platformat online më të mëdha të botës: Amazon dhe Barnes & Noble mes tjerash. 

6. Ti jeton në Los Angeles prej sa vitesh? 

Në Los Angeles jam qe tri vite e gjysmë. 

7. Sa mbështetje ka qënë bashkëshorti yt në të gjitha projektet e tua? 

Bashkëshorti im, Shkumbini, është në të njejtën kohë miku im më i afërt dhe më i shtrenjtë, është shembull unik si përkrahës. disa raste edhe bashkëpunojmë ngushtësikurse në  filmin e shkurtë të modës “Hana” ku si producentë ekzekutiv i kemi marre tri nominime nëFestivalin e filmit të modës në La Jolla në korrik te 2018.

8. Libri yt i preferuar?

Edhe këtu më duhet t’ju dëshpëroj ndoshta përsëri me një përgjigje stereotipike, mirëpo kam aq shumë autor dhe libra të dashur sa që e kam të vështirë të veçoj vetëm nji apo dy apo tre. Por e gjitha mendoj se varet edhe nga mosha, edhe nga koha edhe nga disponimi. Ndonjëherë periudhat e gjata e komplekse të James Joyce, ndonjëherë fjalitë e shkurtëra të Ernest Hemngway-t, e ndonjëherë, për të parafrazuar Kunderën, lehtësinë e durueshme të Coelho-s. 

9. A e mendon ndonjëherë rikthimin në Shqipëri për të jetuar?

Unë me origjinë jam nga Prishtina, mirëpo nuk bëj dallim në mes Prishtinës e Tiranës, Kosovës e Shqipërisë. Gjithë ai vend është Shqiptari. E edhe pse gjatë viteve kam jetuar në shtete të ndryshme të botës, nuk mendoj se ndonjëherë e kam lënë vendin tim. Mendoj se njeriu mund të jetojë jashtë vendlindjes vetëm fizikisht. Vendin tim e mbaj në mëndje, shpirt dhe zemër gjithmonë, e kam shenjë nderi dhe krenarie. 

10. Çfarë mesazhi do jepje për gjitha femrat?

Lundroni gjatë jetës pa frikë. Mos u frikësoni nga stuhia: gjatë stuhisë mëson si të lundrosh me anije-ashtu siç ka lundruar heroina e librit – Mbreteresha Teutë./mulliri.al

Intervista është realizuar nga gazetarja Kozeta Turishta

 

 

 

- SPONSOR -