Aktori 77-vjeçar e ka luajtur në rolin e arkeologut të famshëm në katër filmat e suksesshëm të arkave filmike, dhe pasi kishte insistuar që askush tjetër nuk do të mund ta zëvendësonte atë në rolin e protagonistit të këtyre projekteve, përgjegjësja e kompanisë “Lucasfilm”, Kathleen Kennedy, ka treguar se kanë vendosur që sërish ta përfshijnë aktorin veteran në filmin tashmë të vonuar.

- SPONSOR -Smiley face

Kennedy, po ashtu i ka siguruar fansat që pjesa e pestë e filmit me buxhet të lartë, “Indiana Jones”, do të jetë vazhdim i historisë së filmave të kaluar.

Teksa e informoi publikun rreth progresit të këtij projekti, Kennedy ka thënë: “Jemi duke punuar rreth tij, po e bëjmë gati skenarin dhe pastaj do të jemi në gjendje t’i fillojmë xhirimet. Dhe po, aktori Harrison Ford do të jetë i përfshirë në këtë projekt, pasi ai është vazhdim i historisë së këtyre filmave.”

Në vitin 2015 filloi të spekulohet se ylli i filmave “Guardians of the Galaxy”, Chris Pratt, do ta merrte përsipër rolin e Indiana Jonesit në filmin e pestë me radhë. Por Fordi i hodhi poshtë menjëherë këto thashetheme.

“Askush tjetër nuk do të jetë Indiana Jones! A nuk e kuptoni? Unë jam Indiana Jones. Kur unë të largohem, largohet edhe ai. Është e thjeshtë kjo punë… Kjo po që është një mënyrë e mirë për t’ia bërë të ditur këtë gjë aktorit, Chris Pine”.

Filmi fillimisht ishte planifikuar të lansohet në korrik të vitit 2019, por kjo datë ishte shtyrë për një vit para se studioja “Disney” ta publikonte orarin e ndryshuar, sipas së cilit u konfirmua se filmi “Indiana Jones 5” do të publikohet më 9 korrik të vitit 2021.

- SPONSOR -Smiley face