Princi Harry dhe Meghan Markle ua kanë ndërprerë kontratat stafit 15-anëtarësh në Londër në periudhën kur po largohen nga jeta mbretërore. Sipas Daily Mail, çifti i famshëm po e mbyllin zyrën e tyre në Pallatin mbretëror të Buckinghamit, ndërsa ekipi është njoftuar në muajin e kaluar se do ta largohen.

Një burim ka thënë për mediumin britanik se një pjesë e punëtorëve do të ristrukturohen në pozita të tjera brenda familjes mbretërore, derisa disa të tjerë konsiderohen tepricë.
Një zëdhënës i Pallatit mbretëror ka thënë se nuk mund ta komentojë këtë situatë deri në një njoftim zyrtar.

- SPONSOR -Smiley face