PESHQIT

Një javë e favorshme për ju të dashur miq të shenjës së Peshqëve: në fakt Venusi, sot e premten 1 kalon në aspekt harmonik, duke u bashkuar me Diellin dhe Merkurin, ndërsa Jupiteri vazhdon të bezdisë të lindurit në dekadën e parë, të cilët do të ndihen pak të shqetësuar brenda. Por pritet një javë e këndshme, energjitë pozitive do të kthehen tek ju dhe ju do të keni sukses në synimet tuaja pa vështirësi.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Oh sa rrahje të forta të zemrës! Nuk do të dini ç’farë peshqish të kapni! Fillimi i muajit Dhjetor do të jetë i mbushur me dashuri dhe plot pasion me emocione shumë të bukura. Keni qenë shumë të angazhuar me punë dhe tashmë është momenti që t’i kushtoni kohë edhe dashurisë. Ju qe keni nisur një histori dashurie gjatë muajve të fundit, nuk e keni pasur të thjeshtë për ta çuar përpara. Jeni përballur edhe me probleme jashtë lidhjes suaj, por që kanë ndikuar në marrëdhënie. Do t’ju rikthehet dëshira për të komunikuar mes jush pa frikë, që t’ia bërë të ditur partnerit se sa vleni.

Puna/Paraja: Është koha e duhur për të vënë në jetë një projekt tuajin. Tashmë, gjithçka duket më e thjeshtë për t’u zgjidhur, edhe pse disa çështje të mbetura pezull kërkojnë më tepër angazhim nga ana juaj. Eshtë momenti i përshtatshëm edhe për të udhëhequr një grup, për të realizuar projektet dhe për të dalë fitimtarë. Mos bëni mbrapa, vazhdoni të jeni këmbëngulës në kërkesat tuaja. Oferta të mira do të vijnë edhe për ata që presin të punësohen për herë të parë. Ky mund të jetë momenti i duhur për të realizuar ëndrrën tuaj dhe për të bërë një kthesë në jetë me paratë që keni kursyer mënjanë. Nëse nuk keni shumë që keni hapur një aktivitet privat, mund edhe t’ia dilni mbanë, pasi situata duket mjaft pozitive për momentin.

Shendeti: Fizikisht do të ndiheni të fuqishëm nga maja e gishtit e deri te koka! Është shumë e dukshme që energjia në këtë pjesë të vitit është tepër pozitive. Festat po afrojnë, gatimet special gjithashtu, prandja bëni kujdes me dietën tuaj ushqimore nëse keni prirje për t’u shëndoshur.

- SPONSOR -Smiley face