UJORI

Dhjetori do të jetë muaji i duhur për jetën sociale. Ju presin takime, situata të këndshme, jetë nate shumë e mirë dhe ftesa e njohje të reja interesante. Pra, do të keni shumë gjëra të bukura për të bërë. Por në familje ose në punë, dikush mund t’ju nervozojë.

Duke u Ngarkuar...

Do të keni nevojë për qetësi dhe mirëkuptim. Në fund të muajit pushoni dhe përqendrohuni tek gjërat që kanë rëndësi. Përshëndesni vitin 2017 dhe prisni me besim 2018-ën. Merreni jetën si t’ju vijë!

Dashuria: Do të jetë një muaj shumë i mirë në fushën e ndjenjave. Romantizmi do të jetë një gjë pozitive, ndërkohë që erosi është arma juaj e fortë, por do të marrë disa goditje dhjetëditëshin e dytë të dhjetorit. Arma sekrete do të jenë simpatia, të qënit komunikues, aftësia për të çdramatizuar dhe për të kuptuar. Kur dialogu funksionon, shumë gjëra përmirësohen. Kjo gjë nuk vlen vetëm për dashurinë! Në fund të dhjetorit do të ndiheni pak të paqartë… Çfarë ka ndryshuar?

Puna Arritje të mira në punë, por pak më të mira përsa i përket parave. Në punën tuaj do të dini si të bini në sy të shefave, do të jeni të përqendruar dhe të vëmendshëm ndaj detajeve. Ndërsa përsa i përket parave do të bëni shpenzime ekstra. Do të shfaqet një situatë e paqartë, por jo e pamundur për t’u zgjidhur. Me Mërkurin tek Shigjetari përgjatë gjithë muajit do të shfaqni anën tuaj më të mirë edhe në raportet me të tjerët. Në bashkëpunime do të shfaqni anën tuaj më të mirë. Përfitoni sepse me mbështetjen e yjeve rezultatet nuk do të vonojnë të shfaqen.

Shendeti: Ju jeni të prirë ta shkelni dhe të mos jeni të rregullt me dietën tuaj, por këtë vit për çudi do të jeni shumë më të disiplinuar dhe të kujdesshëm.Jeni betuar se do të pakësoni ose do të lini duhanin dhe ndoshta këtë vit do të mundeni falë vullnetit të shtuar për të cilin do tju ndihmojnë yjet. Kurse për ata që nuk e pijnë duhanin do të ndryshojë ritmi i jetës. Do të shmangni jetën sedentare dhe do të rregulloni dietën tuaj të përditshme madje do të filloni dhe palestrën.

 

- SPONSOR -