PESHQIT

Tranzitet planetare ju buzëqeshin dhe ndriçojnë cilësitë e juaja më të mira si ironia dhe të qenurit të gjindshëm ndaj të tjerëve. Dielli, Mërkuri dhe Venusi ju premtojnë mbështetjen e njerëzve tuaj të afërt dhe të miqve në projektet e përditshme.

Duke u Ngarkuar...

Dashuria: Yjet në fushën e ndjenjave kombinohen më së miri duke ju dhënë shumë energji. Fillimi i vitit ka qenë paksa i vështirë, por tani nuk përmbaheni më. Ju kanë lënduar shumë në marrëdhëniet tuaja dhe nuk përjashtojmë mundësinë se dikush do të përpiqet të hapë sërish plagët tuaja. Ky nuk është momenti për aventura, sidomos për ata që i kanë kaluar të tridhjetat dhe që kërkojnë më shumë siguri. Beqarët i këshillojmë të hedhin sytë rreth e rrotull, sepse dashuria vjen andej nga nuk e pret. Çiftet që kanë dashur një fëmijë prej kohësh duket se tani i kanë punët në vijë.

Puna/Paraja: Ky është muaji për të hedhur gjithçka pas krahëve dhe për të harruar gjërat që ju kanë trishtuar. Jupiteri është në favorin tuaj, por kur bashkohet edhe me Mërkurin dhe Diellin, do të thotë se kjo do të jetë periudha më interesante e vitit për ju. Nga kjo energji pozitive do të karakterizohet edhe fillimi i vitit 2018, sidomos në aspektin profesional. Mundësitë për një bashkëpunim të ri janë të shumta. Të gjitha projektet tuaja janë në udhën e duhur, pavarësisht nga ziliqarët që ju rrethojnë.

Shendeti: Forma juaj fizike përmirësohet nga dita në ditë. Terapitë pas datës 17 do të jenë shumë efikase. Dy ditët e fundit të muajit do të jenë të jashtëzakonshme, por bëni kujdes me ushqimet që në këtë periudhë festash janë aq tunduese.

 

- SPONSOR -