DEMI

Dashuria: Ju pret një vit 2018 shumë impenjativ përsa i përket ndjenjave. Ata që janë beqarë do të vendosin më në fund t’i shprehin hapur ndjenjat një personi që prej kohësh i tërheq, por që nuk kanë mundur kurrë t’ia shprehin ndjenjën për shkak të frikës se mos refuzohen. Nëse doni ta bëni një gjë të tillë bëjeni nga Janari sepse yjet do të jenë në krahun tuaj këtë herë. Për ata që prej kohësh kanë probleme në çift duhet të gjejnë një zgjidhje përfundimtare: ose të marrin fund grindjet ose nëse gjërat nuk rregullohen më jepini fund këtij raporti që është bërë shumë stresues. Dhe dijeni se faji është juaji, i egoizmit tuaj edhe pse “të ekuilibruar”. Jepini pra, përdorni sharmin dhe rregullojini marrëdhëniet me partnerin, por kini parasysh se në të ardhmen nuk do t’ju falin më. E keni tepruar pak apo jo?

Duke u Ngarkuar...

Puna/Paraja: Bëj kujdes me financat. Në mënyrë të veçantë në këtë periudhë kur vitrinat e dyqaneve bëhen vërtetë të parezistueshme. Ana juaj kreative do të dalë në dritë në vitin 2018. Punoni në drejtim të një marrëdhënieje të mirë dhe të dashur me autoritetet dhe kolegët në vendin tuaj të punës. Negociatat tuaja në punë pritet që të sjellin frytet e veta këtë vit. Ambicia dhe qëllimet tuaja do të arrihen lehtësisht. Kështu që hidhini hapat të sigurt përpara.

Shëndeti: Shëndeti ecën mirë duke përjashtuar ndonjë siklet nga stina e ftohtë. Kujdes sepse jeni të prirur të nënvlerësoni shqetësimet që keni dhe kështu rrezikoni që një grip i thjeshtë të shndërrohet në një të ftohtë serioz. Për pjesën tjetër yjet ju japin këshillat e zakonshme: hani mirë dhe në mënyrë të shëndetshme, mos e teproni me duhanin dhe mbusheni jetën tuaj me aktivitet fizik. Mirë do të ishte të bëni një kontroll nga sytë pasi nga puna përpara kompjuterit i ndjeni të lodhur.

 

- SPONSOR -