GAFORRJA

Dashuria: Dhjetori do të jetë muaji i artë për beqarët. Një jetë shoqërore intensive dhe natyra sociale e juaja do ju lejojnë të keni shumë takime që mund të bëhen raporte të rëndësishme. Nisja e marrëdhënieve të reja nuk do të jetë e vështirë, por duhet të jeni të vetëdijshëm për atë që doni, pa ushqyer raporte të gabuara. Pavendosmëria apo pasiguria që shfaq në zgjedhje mund të vërë në rrezik një njohje që do ta keni përzemër. Familja do të jetë e përforcuar nga ky vit dhe do të lejojë t’i jepni një shtysë pozitive raportit. Afërdita prej muajit janar do të jetë në shenjën e Peshqve dhe në trigon me Saturnin. Kjo do t’i sjellë avantazhe shenjës suaj që preferon stabilitetin, duke gjetur tek partneri energjinë për të cilën ka nevojë. Do të arrini atë pjekuri që duhet, për të planifikuar një jetë së bashku dhe në fakt martesa dhe bashkëjetesa favorizohen nga yjet në këtë 2018-të.

Duke u Ngarkuar...

Puna/Paraja: Ambicioze dhe afirmative, në 2018-ën sheh të realizuara shumë projekte profesionale që kishte lënë pezull në të shkuarën. Mund të lindin përplasje me kolegët. Sjellja më e mirë do të jetë heshtja dhe gjakftohtësia për të marrë kohën e duhur për të zgjidhur problemet pa pasoja të rënda. Muajt e parë të vitit janë më të favorshëm për ata që kërkojnë punëEdhe pse puna do të jetë e qëndrueshme dhe do të rezervojë një sërë shpërblimesh, disa shpenzime të paparashikuara mund të shfaqen në shtator, kur Jupiteri të hyjë në shenjën e Peshores duke u bërë armiqësor. Këshillohet maturi në menaxhim, por pa hequr dorë nga dhurata të vogla që do të jenë shpërblimi i sakrificave që keni bërë. Shenja juaj ka tendencën të jetë dorëshpuar, por në këtë 2018-të do t’i moderojë shpenzimet dhe të vendosë mënjanë kursime për vete dhe për familjen.

Shendeti: Shëndeti për Gaforren do të jetë i mirë falë edhe palestrës që nuk duhet të mungojë në vitin që do të vijë. Streçing, pesha, biçikletë, aerobi… do ju lejojnë të shuani tensionet. Megjithatë kujdes, të jesh në formë është një mënyrë e mirë për të përballuar sfidat e përditshme, por jo të sfiliteni.

 

 

- SPONSOR -