AKREPI

Puna/Paraja: Shenja juaj është ndër më të fortat dhe duket se këtë muaj do të jeni fitimtarë. 2017-a me siguri ju ka sjellë mundësi të shumta. Është e rëndësishme të konkretizoni projektet tuaja. Ndryshimet e ndodhura së fundmi kanë qenë të gjitha pozitive. Përgatituni për një sfidë apo për një debat të zjarrtë rreth datës 20 dhe bëni kujdes ndaj personave që duan t’ju vënë shkopinjtë nën rrota. Mos u tregoni shumë krenarë apo kritikë gjatë pjesës së dytë të dhjetorit, sepse mund të gaboni. Është më mirë kur arrini një kompromis.

Duke u Ngarkuar...

Dashuria: Mes datave 18-31 do të ndiheni të tensionuar në familje dhe do të diskutoni për çështje parash apo edukimin e fëmijëve. Ruani qetësinë! Sigurisht që çiftet e konsoliduara nuk do të vuajnë nga ky moment stresues, megjithatë një paralajmërim duhet mirëpritur gjithmonë. Duhet të bëni kujdes me partnerët/et, mendohuni mirë para se të flisni. Mos gaboni duke krijuar marrëdhënie të tjera jashtëmartesore, sepse nuk është momenti i duhur.

Shendeti: Pika e dobët e juaja do të jetë shpina, ndaj duhet të bëni kujdes me mënyrën se si qëndroni. Nuk duhet ta lodhni organizmin tuaj.

- SPONSOR -