AKREPI

Merkuri në një aspekt të mrekullueshëm në shenjën e Akrepit ju gjallëron.  Hëna e plotë gjindet në një pikë të Zodiakut shumë të favorshme për ju duke ju dhuruar humorin e mirë dhe aftësinë për t’u raportuar me të tjerët lehtësisht.

Duke u Ngarkuar...

Dashuria: Nuk do ta keni të vështirë që të trasportoheni nga ëmbëlsia dhe dialogu me partnerin. Investoni tëk intimiteti, në atë aspektin e thellë të dialogut, i cili krijon themele të forta në lidhje. Suksesi në punë do të ketë një efekt energjitik edhe në sferën e ndjenjave. Rilind dëshira dhe besimi tek jeta dhe bashkë me ato edhe dëshira për të qënë aktiv. Si për shembull të sillni në jetë një fëmijë apo të thelloni projektet e jetës sëbashku. Krijohet ai bashkëpunimi i thellë dhe është më e lehtë të bieni dakort se çfarë të bëni në jetë. Qielli i Nëntorit është më i miri për Dashurinë dhe duhet ta shijoni në maksimum.  Lërini ndjenjat të rrjedhin ashtu si nuk ja keni lejuar vetes në kohët e fundit.

Puna/ Paraja:   Venusi në rrjesht të parë favorizon projektet dhe ju ndihmon të arrini atë që dëshironi. Mundësitë shumëfishohen, gjithashtu edhe takimet të cilat sjellin propozime interesante. Edhe disonanca e Marsit nuk mund të bëj shumë kundër një Dielli kaq të bukur, i cili i bashkohet Venusit dhe zgjeron rrezen pozitive të Jupiterit. Duke nuhatur ajrin e mirë që ju rrethon çdo ditë e më shumë, merrni kurajo, gjallëroheni dhe jeni të vendosur për të realizuar gjëra. Kush ka një punë në komunikim dhe në art do të përfitojë nga frymëzime të bukura dhe intuita të shumta.

Shendeti:  me Jupiterin në favor do të ndjeni brenda vetes një ndjenjë shumë të këndëshme të shendetit, e shoqëruar nga dëshira për të shijuar jetën në formatin që preferoni. Gjallëria do të jetë e shkëlqyer. Këshillë: mësoni të jeni elastikë dhe mos t’ju mbesi hatri për kundërshtimin më të vogël, do t’ju bëj shumë mirë!

- SPONSOR -