Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 40 vjeçare moderatorja e njohur italiane Nadia Toffa. Lajmin e bëri të ditur redaksia e “Le lene” me anën e një postimi në rrjetin social Facebook. “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”, shkruan redaksia e “Le Iene”. Nadia nuk mundi ta mposhtë dot betejën me kancerin. Ajo njihej si një nga moderatoret më të çiltra italiane dhe tepër e pëlqyer nga publiku.

- SPONSOR -