Disa ditë më parë reperes Iggy Azalea ju publikuan disa foto nudo duke thyer privatësinë e saj dhe duke e bërë këngëtaren të ndihet shumë keq. Menjëherë fansat filluan që të flasin për fotot dhe pati shumë të tjerë që e ofenduan dhe kjo situatë nuk i pëlqeu aspak këngëtares që zgjodhi të mbyllë të gjitha rrjetet sociale.

Por fansat kanë nisur të shqetësohen për të pasi këngëtarja nuk është bërë e gjallë që prej skandalit të fotove dhe fansat nuk dinë asgjë për të. Dje Iggy kishte ditëlindjen e saj por ajo nuk u duk askund dhe fansat kanë filluar të shqetësohen seriozisht për gjendjen e saj shpirtërore dhe shëndetësore. Fansat e saj po kërkojnë rikthimin e Iggy por  mesa duket këngëtares do i duhet pak kohë qetësi…