Influencuesja dhe sipërmarrësja ruse Miroslava Duma, 34 vjeçe, zbuloi së fundmi se vuan nga një sëmundje e rrallë e mushkërive. Duma nuk bëri të ditur sëmundjen specifike, por theksoi se në fillim të vitit i thanë se kishte vetëm shtatë muaj jetë. Në një postim në Instagram, ajo shkroi ndër të tjera se sëmundja i ndryshoi këndvështrimin për jetën dhe jo vetëm.

Shkrimin e saj, Miroslava e nis kështu:

- SPONSOR -Smiley face

“Në fillim të këtij viti, u diagnostikova me një sëmundje të rrallë të mushkërive dhe më dhanë shtatë muaj jetë. Ishte një ndjenjë e frikshmë atëherë, por teksa shoh mbrapa, e kuptoj se muajt e kaluar të rimëkëmbjes sime ishin ndoshta muajt më të lumtur të jetës sime. Ndalova prapritur dhe kuptova sa shumë e dua jetën, sa e bukur është bota jonë dhe sa shumë dua të qëndroj këtu. Me njerëzit që dua. Për herë të parë në jetën time, pashë blunë e shndritshme të qiellit. Dhe jeshilen e bukur të pemëve. Sikur kisha jetuar në një tjetër planet më parë. Zgjohem e lumtur, vetëm sepse mund të kaloj edhe një ditë. Zgjohem e lumtur sepse nuk kërkoj më shumë.”

Më pas ndalet te rrjetet sociale dhe gjërat materiale.

“E gjithë jeta ime ishte që të kërkoja një aprovim ose të vëzhgoja ‘likes’, si fizikisht ashtu edhe virtualisht, pa e kuptuar se në fakt duhet të pëlqeja veten. Kaq shumë vite duke kritikuar veten, duke dyshuar, duke u stresuar, [kaq shumë vite] me dieta, duke shtyrë e shtyrë veten fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht, bënë që sistemi im imunitar të shembej.”

Në vijim, flet për muajt e fundit, që pavarësisht se kanë qenë të vështirë, i kanë dhënë forcë.

“Tani, kuptoj se këto muajt e fundit ishin shumë më me kreativitet sesa 34 vitet e mia. Suksesi për mua nuk matet më me tregues të jashtëm, por me atë që kemi brenda. Ai matet me shëndetin tim dhe shëndetin e atyre që dua. Ai matet me mënyrën si unë zgjedh të kontribuoj në botë.”

Duma nuk ndalet te detajet e diagnozës, gabimin pa kuptim që përmend në një pjesë të saj, por premton se do të flasë herë tjetër.

“Për dy vitet e fundit, universi bëri që unë të përjetoja një numër të madh ngjarjesh, që ndonjëherë dukeshin surreale; ashtu si një gabim pa kuptim, i bërë nga avokati im, më çoi në një diagnozë më herët dhe më dha një mundësi për të jetuar. Pashë shenja kudo. Sikur dikush më thoshte: ‘Mos u dorëzo’. Sot vazhdoj edhe ndjek ëndrrën time më të madhe dhe vërtet besoj se mund të ndihmoj në shpëtimin e planetit. Pavarësisht çdo gjëje. Një ditë shpresoj që do të jem në gjendje që t’ju tregoj gjithçka. Dhe më e rëndësishmja: Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm në jetën time. Ju dua me gjithë zemër (dhe me gjithë mushkëri).”

Miroslava hyri në botën e modës fillimisht duke rënë në sy në Street Style dhe më pas me punët e pavarura për Vogue Russia. Në 2011, themeloi website-n bazuar te stili i saj i jetesës, Buro 24/7, ndërsa në 2017 krijoi Future Tech, një kompani investimesh.

- SPONSOR -Smiley face