E njohur për luksin në jetën e saj Ingrit Gjoni është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare. Me një karrierë të gjatë në supe Ingrit Gjoni është po e njëjta që prej ditës të parë dhe fansat e saj janë në të gjithë Shqipërinë dhe më tej. Këngëtarja e njohur e ka pranuar shpesh herë se i pëlqen luksi dhe këtë herë na ka prezantuar me shtëpinë e saj në një nga vendet më të bukura në Shqipëri, Gjirin e Lalëzit.

- SPONSOR -Smiley face

Një super vilë në një nga pjesët më të mira të gjirit, e gjitha është e dizenjuar nga Ingriti. Në një intervistë për emisionin e moderatores Rudina Magjistari, Ingriti shprehet se e ka bërë çdo gjë vetë që nga e para dhe çdo gjë e ka menduar vetë. Shtëpia është plot detaje, detaji i parë që vihet re që në dera e jashtme janë inicialet e këngëtares dhe më pas pishina, dhomat e mirë mobiluara dhe ngjyrat fiks për një shtëpi plazhi. Nga kjo gjë vëmë re se Ingriti paska shumë shije dhe mund të themi që është një nga shtëpitë më të bukura që kemi parë.

Sigurisht që nuk mungojnë as party-t në shtëpinë në Lalëz. Ishte vetë këngëtarja ajo që postoi dje një super video ku tregonte se kishin bërë një party familjare. Video nis me bukuroshin e vogël Paridin që vjen me makinën e tij dhe më pas me party-n që është bërë tek pishina ku shihen dhe familjarë të këngëtares. Epo bravo Ingrit, kësaj i themi shtëpi ne !

  

 

- SPONSOR -Smiley face