Instagram do ndyshojë dhe nuk jemi aspak të lumtur për këtë fakt ! Aplikacioni do fshehë numrin e pëlqimeve në postimet në disa vende, duke përfshirë Australinë dhe Japoninë dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer askujt. Në vend të numrit të like-ve përdoruesit do kenë të mundur të shohin vetëm emrat e atyre që kanë bërë like postimin. Ky vendim vjen pas disa shqetësimeve sipas të cilave, platformat e mediave sociale mund të kontribuojnë në vetëvlerësim të ulët dhe ndjenjën e pamjaftueshmërisë te të rinjtë. Instagrami ka nisur një gjyq për të arritur këtë gjë dhe testi i postimeve pa pëlqime po kryhet në Australi, Zelandën e Re, Irlandë, Itali, Japoni dhe Brazil, njofton BBC.

“Shpresojmë që ky test të largojë presionin që të krijojnë pëlqimet në një postim, kështu që ju mund të përqendroheni në publikimin e gjërave që doni. Qëllimi është që përdoruesit të ndihen më pak të gjykuar dhe të shohin “nëse ky ndryshim mund të ndihmojë njerëzit të përqendrohen më pak te pëlqimet dhe më shumë në tregimin e historisë së tyre”, tha në një deklaratë Mia Garlick, drejtuese e politikës së Facebook në Australi dhe Zelandën e Re.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face