Instagram na sjell lajme jo të mira përsa i përket update të tij. Butoni zemër (like) në këtë aplikacion është një nga pjesët më të rëndësishme  por mesa duket nuk do e shohim më.  Instagram është duke menduar që të bëj një ndryshim radikal në aplikacion duke fshehur liket tona dhe ndjekësit tanë nuk do e kenë të mundur të shohin se kush na ka bërë like në foto.
Një inxhirier i njohur tha se ata duan që ndjekësit të përqëndrohen në atë që njerëzit ndajnë në Instagram dhe jo se sa pëlqime marrin në foto. Gjatë testit të bërë, vetëm personi që ka ndarë një postim mund të shoh numrin e pëlqimeve që merr dhe se kush e ka pëlqyer postin e tij, të tjerët jo !
- SPONSOR -