Ndarja e Irina Shayk dhe Bradley Cooper ishte e papritur dhe të gjithë u habitëm por nuk ishte e tillë për çiftin që e kishte menduar mirë këtë gjë. Këtë herë ka qënë Irina Shayk ajo që ka folur për martesën e saj dhe jetën private. Kur pyetet për kuriozitetin e njerzve për jetën e saj private ajo nuk ndihet aspak rehat dhe shprehet :“Mendoj që është thjesht të qenit njerëzor: nëse nuk e ke, do ta kesh. Ka një perde dhe t’i do ta hapësh. Besoj se është kurioziteti që i shtyn”. Më pas modelja e njohur pyetet nga gazetarja nëse beson tek martesa dhe përgjigjia e saj është “po”. “A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj”, shprehet Irina. Irina Shayk tregoi se qëndron e mendimit se asnjë femër nuk duhet të humbasë identitetin e saj vetëm sepse bëhet nënë:“Më thuaj një arsye, vetëm një që meqenëse je nënë, tani duhet të veshësh funde më të gjatë. Jo, unë nuk besoj në këtë gjë”.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face