70-vjetori i Qendrës Kulturore të fëmijëve do të festohet këtë të dielë në orën 19:00 në “Universitetin e Arteve”. Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë gjithë ata që e kanë nisur “karrierën” nga kjo qendër dhe sot janë njerëz të njohur në fushën e artit si Zana Çela, Monika Lubonja, Ardit Gjebrea, Irma Libohova etj. Nëpërmjet fotografive gjatë çasteve të interpretimit do të shihni si kanë qenë ata të vegjël.

Duke u Ngarkuar...

“Sa të vegjël kan qënë dikur.Sot
të gjithë e njohim Irma Libohoven Inva Mulën, Ardit Gjebrean, David Tukiçi , Zana Çelën, e shumë e shumë figura të tjera të skenës shqiptare qe dolen nga ky pallat, qe me vone shume prej tyre u ngjitem dhe ne skenat botërore.Të gjithë e kanë një të përbashkët, kanë qenë pjesë e ish Pallatit të Pionerit, sot Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë A keni kureshtje t’i njihni ata në intepretimet e tyre te para kur këndonin fëmi ? Ju presim te Festojmë 70 vjetorin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ditën e Dielë, ora 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve” shkruan Monika Lubonja në facebook.

- SPONSOR -