Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen u martuan në qershor të këtij viti në një dasëm të bukur buzë detit. Që në atë moment, çdo fragment i jetës së tyre bashkëshortore është kthyer në lajm për mediat. U përfolën për një muaj të shkurtër mjalti për shkak të angazhimeve në punë, e më pas për blerjen e një shtëpie luksoze me tre kate. Megjithatë, ky nuk ishte investimi i vetëm i Burak ndaj përsëri mediet kanë kthyer sytë nga ai. Shkruhet se aktori ka blerë një tjetër shtëpi vetëm për të bërë të lumtur bashkëshorten e tij. Burak bleu një tjetër shtëpi të madhe por kësaj here në Solingen të Gjermanisë, aty ku jetojnë prindërit e aktores. Ky gjest romantik i kushtoi aktorit të njohur të serialit “Lovebird-Trumcaku” plot 400 mijë euro. Surpriza pak të shtrenjta apo jo?!

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -